fotografi_1_163UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR PER BASHKIMIN E TE GJITHA TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE NE NJE SHTET TE VETEM  SHPQIPRI




KUSH ESHTE   UNIONI  KOMBETAR  SHQIPTAR(
UNIKOMB)

 

                Per çdo shqiptar eshte e njohur gjendja ne te cilin ndodhen trojet etnike shqiptare te ndara e coptuara ne pese shtete para nje shekulli.Fillimi i shekullit 21 solli nje realitet te ri edhe per shqiptaret, filluan te levizin akrepat e ores  se zgjidhjes  se  çeshtjes kombetare shqiptare,drejt  bashkimit  ketij  kombi,  autokton   ne  trojet  e   veta mbeshtetur ne  kerkesat e konventave nderkombetare.Realitin e ri qe solli çlirimi dhe vendosja e pavaresise ne treven shqiptare-Kosove, kerkon, konceptim, unifikim mendimesh,qendrimesh e veprimesh te te gjithe faktorve politik,shtetror e shoqeror qe veprojne ne trojet etnike shqiptare dhe ne mergaten e diasporas.Duhet theksuar me force dhe pa asnje hezitim se,realiteti i krijuar keto vitet e fundit ne kushtet e nje sistemi demokratik  ne ballkan e ne te gjithe europen, nxjerre ne rend te dites,çdo dite e me me force zgjidhjen e çeshtjes kombetare shqiptare. Ne sherbim te realizimit te kesaj endrre shekullore te popullit shqiptar jane krijue organizma me emertesa te ndryshme me programe e objektiva ne sherbim te ksaj çeshtje te madhe,por puna e tyre konkrete eshte e pa mjaftueshme,jo rrall tek perfaqesuesit e tyre shfaqen koncepte dhe mbahen qendrime qe e pengojne marevajtjen e punes. Eshte pergjegjesia e organeve shtetrore,ne Shqiperi e Kosove qe te ndihmojne e tu krijojne kushte per unifikimin e mendimeve e qendrimeve. Theksuam me larte se kane filluar te levizin akrepat e ores,por qe keta te levizin ne drejtimin e percaktuar duhet kurdisur ne kohen e duhur dhe  me kujdesin e duhur.

          Ne keto rrethana,lindi nevoja,si domosdoshmeri ,e gjetjes nje formule qe çon ne levizje ne drejtimin e duhur.Me kete piksynim,keto kohet e fundit u themelur  subjekti  mbarkombetar-UNIONI  KOMBETAR SHQIPTAR,( UNIKOMB ),me perfaqesim nga te gjithe mergata shqiptare ne diaspor si dhe perfaqesues nga shqiperia,kosova etj.Shume shpejt ky subjekt  eshte kthye ne nje levizje te fuqishme qe ka perfshi te gjitha trojet shqiptare dhe diasporen,kudo po  themelohen dege te reja ku intelektualet aty gjejne vendin e tyre,u hartua,diskutue me te gjithe antaresine Statuti i (UNIKOMB ),emblem perfaqesuese,faqja ne internet (webiside) e Unionit Kombtar Shqiptar dhe masa te tjera  ne funksion te realizimit te detyrave.Ne statutin qe sapo miratuam,qe ne kapitullin e pare eshte e percaktuar qarte se “UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR eshte nje bashkim  vlerash dhe njerzish mbi baza vullnetare,pa dallim feje, krahine, ideje dhe bindjesh politike,te cilet vihen ne sherbim te integrimit  shpirteror mbeshtetur ne mendimin filozofik kombetar dhe reflektimit shkencor mbi historine e kombit shqiptar,me synim integrimin dhe bashkimin fizik te trojeve etnike”-Ne te gjithe nenet e statutit dhe programin politik vihet ne  mbrojtje  çeshtja kombetare mbi bazen e realitetit sotem dhe prespektives duke shfrytezuar te gjitha hapsirat ne rruge e me mjete demokratike me synim integrimin dhe bashkimin fizik te trojeve shqiptare.Askush nuk punon ne rruge te pa shkelura.Bashkimi kombetar,perpjekjet per kete nuk jane te pa njohura,ai eshte i konceptuar e  programuar qe nga rilindasit  tane te mdhenje,ne Lidhjen shqiptare te Prizrenit,ne konferencen per Kosoven dhe rrafshin e Dukagjinit mbajtur ne Bujan me 31 Dhjetor l943  e 1 e 2 Janar 1944, ne  Kushtetuten e Republikes se shqiperise,ne platformen e Akademise se shkencave e shume dokumenta tjera ne trojet shqiptare.Te kerkosh statusin e shtetit komb nuk eshte  kerkese destabilizuese,por  zbatim i platforms miratuar  ne konferencen e Vestfalise ( 1648) pas se ciles vijuan,njeri pas tjetrit,krijimi i shteteve mbi baza kombetare.Nuk ka komb ne bote qe e deshiron te coptuar vendin e vete.At’here,nje popull vital, i dashuruar pas traditave si,gjuha,kultura,doket e  zakonet,flamuri dhe identiteti kombetare siç eshte populli shqiptare nuk e paska kete te drejt.Shmangja nga kjo detyre eshte pergjegjesi e madhe per çdo shqiptar. Me ndjenjen e kesaj  pergjegjesie ne kemi percaktue objektiva konkrete;- intresimin per çdo shqiptar ne bote qe te ruaj identitetin kombetar me synim integrimin me vendlindjen dhe shtetin shqiptar,-ndertimin e raporteve te drejta mes dy shteteve shqiptare me iden e bashkimit,-venja ne mbrojtje te histories sone kombetare,traditave shekullore te luftrave per liri e pavaresi kombetare,-mbrojtjen e aresimit e gjuhes shqipe,-Nuk pranojme perplasje ideologjike breda radheve tona,ideologjia jone eshte ajo e ribashkimit kombetar ne nje shtet te vetem,me emrin-Shqiperi.Duke u mbeshtetur ne platformen kombetare synojme qe organizimin ta kthejme ne institucion  mbarkombetar.Ketij qellimi i sherben edhe struktura organizative ne bashkit,qytetet,e rrethet,ne kantonet e shtetet ne diaspor,te cilat jane  ndertuar  ne lidhje organike me njera tjetren.

Rezultatet e fillimit jane shume premtuese,jane ngritur e po ngrihen me shpejtesi dege te reja si ne diaspor,ne shqiperi,kosove e trojet tjera shqiptare.Me rendesi eshte se interesim ne rritje po tregojne intelektual, specialist te fushave te ndryshme,pensionist,te rinje e te reja,deri pushtetar,deputet,forca politike e shoqata atdhetare.Kjo na bene me te pergjegjeshem per organizimin e drejtimin e veprimtarive, zgjidhjen e pengesave qe dalin,te cilat nuk jane te pakta.Ka indiferentizm per kete problem ne  politikat zyrtare,sidomos ne perfaqesit diplomatike,etj. Prandaj kerkohet organizim me i fuqishem, prgjegjesi me e madhe e faktorit brendeshem, kjo edhe per faktin se faktori shqiptar,nepermes lidhjeve   qe   ka   me  faktorin   nderkombetar  ta   shpjegoje    qarte domosdoshmerine e zgjidhjes çeshtjes shqiptare,si borxh i kahershem, dhe si faktor stabiliteti ne ballkan e ne Europe.Duhet te mos abuzohet me durimin e shqiptarve.disa kete durim e marrin per dobesi.Gabohen, shqiptari nuk ka sulmuar as nuk  i ka rene kujt ne qafe,-ai ka luftuar ne mbrojtje te tokes vete,durimi eshte toleranca me e madhe qe mundet ti behet   zgjidhjes se nje problem  kardinal.Nisur nga ky percaktim ne jemi per bashkpunim  me  ato  foca  politike   e  ato  shoqerore, me  organet shtetrore  qe kane  si  synim  dhe   perpiqen  te   realizojne   ribashkimin kombetar.Ne dekleraten e mbledhjes formuese,dhe ne vazhdim kerkojme nga te  gjithe,te leme me nje ane ato qe na ndajne dhe te bashkohemi ne rrugen e ribashkimit te kombit te coptuar e te ndare,ne nje shtet te vetem, me emrin-SHQIPERI.

                                                                      Selim   Musaj

                                             Kryetar I Unionit Kombetar Shqiptar-Diaspor.

                                                                     / UNIKOMB /


 
fotografi_1_162
  Site Map